Egjipt, shfuqizohet dënimi me vdekje për Morsin, rasti në rigjykim

Must Read
Morsi

Morsi bashkë me 16 figura të larta të Vëllazërisë Muslimane morën dënimin me vdekje, sepse sipas akuzës, ata kanë organizuar një komplot bashkë me Hamasin për të kryer sulme terroriste.

Gjashtëmbëdhjetë figura të larta të Vëllazërisë u dënuan me vdekje ndërkohë dy të tjerrë u dënuan me nga shtatë vite burg.

“Të martën gjykata e Egjiptit pranoi ankesën e parashtruar nga Morsi dhe të dënuarit e tjerë për çka urdhëroi rigjykim”, deklaroi për AA një burim nga gjyqësori.

Javën e kaluar gjykata në Egjipt ka hedhur poshtë dënimin me vdekje ndaj presidentit të rrëzuar egjiptian Mohammed Morsi në rastin e njohur si “arratisje masovike nga burgu në vitin 2011”.

Aktualisht ai po vuan tre dënime të larta për pretendimet se ka vrarë protestues dhe se ka spiunuar për Katarin.

Ashtu si bashkë të pandehurit edhe Morsi pohon se të gjitha akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img