20,04,2024

Efikasitet i lartë në kryerjen e shërbimeve, pritet rritje e buxhetit për shpronësimet

Must Read

Drejtoria për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër në Ferizaj, gjatë këtij tre mujori ka treguar një efikasitet të lartë në kryerjen e lëndëve në sektorët që i mbulon.

Gjatë një raportimi, drejtuesit e kësaj drejtorie kanë bërë të ditur se bazuar në shifra, në sektorin e gjeodezisë gjatë kësaj periudhe ka pasur 411 kërkesa, prej të cilave rreth 95 përqind e tyre janë kryer, ndërsa në sektorin e pronës ka pasur gjithsejtë 56 kërkesa, prej tyre 30 vetëm në lëmin e uzurpimeve.

“Deri më tash i kemi kryer 18 lëndë nga lëmia e uzurpimeve, ndërsa 12 janë procedurë .Kemi pasur edhe kërkesa që lidhen me destinime, prej 25 të paraqiturave,16 janë kryer kurse 9 janë në procedurë. Edhe te shpronësimet e pronave është kryer një kërkesë dhe një tjetër është në shqyrtim, në këtë kuadër do theksuar se janë tri lëndë në gjykatë që presin të vendosen ngase pronaret nuk janë pajtuar me vlerësimin që e ka bërë Ministria përkatëse”, ka thënë drejtori i DPGJK, Fatmir Azizi,gjatë një konference për medie.

Duke u ndërlidhur me sektorin e Kadastrit, drejtori Azizi, ka vë në dukje se gjatë kësaj periudhe janë lëshuar 2099 certifikata të pronës dhe fleta poseduese si dje janë bërë regjistrime në regjistrin e pronave të paluajtshme në sasinë prej 887 shitblerjeve.

“E veçanta e krejt kësaj është se me fillimin e punimeve të autostradës në komunën tonë tek ky sektor është shtuar volumi i punëve ngase për çdo shpronësim i tërë dokumentacioni përcjellës është lëshuar nga ky sektor, kjo fletë për një efikasitet të lartë të punës”, ka thënë Azizi.

Projektet kapitale të komunës lidhen edhe me procedurën e shpronësimeve të pronave private, drejtuesit kanë thënë se për këtë periudhë kanë pasur diku 300 mijë euro mjete për këtë procedurë që sipas tyre është e vogël dhe se pritet që me rishikim të buxhetit të rritet kjo shumë.

“Nuk kemi pasur probleme në këtë drejtim, presim një buxhet më lartë dhe të vazhdojmë me realizimin e projekteve. Palët që janë të pakënaqura me vlerësimin që u bëhet nga ana e Ministrisë i drejtohen gjykatës. Nuk ka ngecje të projekteve për shkak të shpronësimeve”, ka thënë drejtori, Fatmir Azizi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img