04,12,2024

Efekti i MSA-së në tregun e punës

Must Read

Gjithashtu kjo marrëveshje parasheh integrimin e ekonomisë së Kosovës në tregun e përbashkët evropian duke rritur kështu investimet e huaja direkte dhe si pasojë përmirësimin e mjedisit e të të bërit biznes në Kosovë.

Tregu i punës me problemet e tij strukturale pritet të shohë ndryshime viteve në vijim kur edhe do të shihen frytet e para të implementimit të marrëveshjes. Artikulli 106 i Marrëveshjes obligon palët që të bashkëpunojnë në realizimin e reformave ekonomike me qëllim përmirësimin dhe implementimin e Ligjit të Punës, që do të rriste benefitet e punëtorëve aktualë dhe si rrjedhojë participimin e tyre në fuqinë punëtore. Mirëpo në anën tjetër, marrëveshja ka si pikë kryesore heqjen e taksave doganore për produktet që kanë për vend origjine një shtet të BE-së.

Ky fakt shton brengën që bizneset kosovare nuk do të arrijnë të konkurrojnë denjësisht me ato evropiane, duke dështuar kështu në integrimin e tregut kosovar me atë evropian. Andaj punësimi i shumëpritur në kompanitë që do të prodhonin mallra për eksport në vendet e Unionit Evropian do të stagnonte apo edhe do të zvogëlohej më tutje si pasojë e kësaj marrëveshjeje tregtare. /Zëri

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img