19,12,2024

Efektet ekonomike të ballafaqimit me KoronavirusinCovid-19

Must Read

Halil Halili 

Sipas “The EconimistIntellegence Unit” (EIU) fotografia globale ekonomike po duket e zbehtë, me recesione në pothuajse të çdo ekonomie të zhvilluar në të gjithë botën, Civid-19 ka për të i dërguar pothuajse të gjitha vendet e G20 në një recesion .

“Ne kurrë nuk kemi qenë në një problem kaq të madh me një lloj armiku si ky,” tha Sekretari i Përgjithshëm i “The OrganisationforEconomicCo-operationandDevelopment”(OECD), AngelGurría në një intervistë në “BloombergMarkets: EuropeanOpen”, ndërsa bëri thirrje për një përgjigje të koordinuar për shpërthimi i koronavirusit (Covid-19). 

Sa i përket ekonomisë goditjen e parë nga coronavirusi Covid-19 e kanë marr linjat ajrore të udhëtimit, mandej turizmi, edhe sektorë të tjerë të ekonomisë qe lidhen me shërbimin, dhe ka vazhduar me prodhimin. Qytetet kanë filluar të mbyllen, njerëzit po qëndrojnë në shtëpi, nuk dalin në restorante, nuk dalin në pazar, nuk blejnë vetura, nuk blejnë patundshmëri dhe të vetmin shpenzim që e bëjnë është blerja e produkte ushqimore për konsum dhe eventualisht krijimi i ndonjë rezervë ushqimore.Pra kemi një rënie drastike te blerjeve. Masa që ka ndërmarrë qeveria për të shmangur përhapjen e Covid-19, realisht do të sjellin bilance negative të paparashikueshme për bizneset vendore.

Sipas pritjeve Eurozona do të jetë një nga rajonet më të goditura, duke pësuar një recesion të plotë prej 5.9%. Parashikimet janë që Gjermania të ketë recesion (-6.8%), Franca (-5%) dhe Italia (-7%) gjatë gjithë vitit. Kjo gjithsesi se do të ketë efekt anësor në Ekonomin Kosovare ngase do të kemi një rënie drastike të Remitencave gjatë vitit 2020 dhe eventualisht 2021.

Megjithëse supozohet se do të ketë një rimëkëmbje në gjysmën e dytë të vitit, por rreziqet anësore të këtij skenari fillestar janë jashtëzakonisht të larta, pasi ekziston rreziku i shfaqjes së valëve të dyta, ose të treta të epidemisë e që do të mund të fundosnin më tej ekonomin globale.

Në këtë fazë, është gjithashtu e vështirë të shihet një strategji daljeje nga bllokimet, që do të thotë se pasiguria do të mbetet e lartë por finalja e gjithë kësaj është se raporti në mes të hyrave më të ulëta fiskale dhe shpenzimeve më të larta publike, do t’i vendosë shumë vende në prag të një krize financiare ku shtetet do të detyrohen të hyn në borxhe.

Prandaj si rekomandim për Qeverinë do të ishte të ketë kujdes në shpenzimet publike sepse asnjëherë nuk dihet se sa do të zgjas ballafaqimi me Pandeminë. Nëse në Kinë ka filluar në fillim të dhjetorit 2019 dhe tani në fund të marsit 2020 ende është duke u marr intensivisht me të dhe do të i duhen edhe minimalisht 2 muaj që mund të filloj jeta të zhvillohet normalisht dhe ndoshta vite për të u konsolidua ekonomikisht atëherë kjo do të thotë se edhe neve na duhen që gjatë planifikimit të masave të kemi parasysh plane 6 mujore. Ne kemi pasur rastin e parë në fillim të marsit 2020, qe i bie deri në gusht 2020 mund të ballafaqohemi me Covid-19, nëse eventualisht nuk ndodh ndonjë zbulim apo hyn në kombinim natyra përkatësisht ngritja e temperaturave.

Pra skenari më i mirë është nëse gjërat shkojnë mirë nga pikëpamja e shëndetit publik dhe deri në korrik ose gusht, njerëzit mund të i kthehen jetës normalisht, të shkojnë në punë, të shkojnë jashtë dhe të shpenzojnë para që kanë kursyer ndërkohë kështu që ekonomia mund të ketë një rimëkëmbje mjaft të shpejtë.

Një skenar “më pak ideal” është ai ku kriza shëndetësore zvarritet, rastet vazhdojnë të raportohen dhe është e paqartë se kur njerëzit mund të kthehen në punë, recesioni mund të zvarritet shumë më tej dhe ndoshta do të kërkohen masa më vendimtare të politikës fiskale diku nga mesi i këtij viti, prandaj Qeveria do të duhej të ketë në konsideratë edhe këto veprime.

Masat e marra deri tani nuk janë shumë inkurajuese ngase si rezultat i vullnetit të madh për të treguar se jemi në ballë të luftës me Covid-19, janë marr vendime të ngutshme, pa u analizuar mirë, jo të qarta dhe si të tilla, në një periudhë të shkurtër kohore është dashur disa herë të ndryshohen, plotësohen dhe kjo tregon se ka një nguti ne vendimmarrje e cila bëhet pa një analizë përmbajtjesorë.

Si mësim të parë nga ballafaqimi me Pandeminë është se pavarësisht nga globalizimi, çdo vend duhet të ketë prodhimin e produkteve strategjike në territorin e tij, dhe jo vetëm për shkak të Covid-19, por edhe për faktin e fatkeqësive të tjera të mundshme natyrore.

Për fund, emërimi i një trupe me ekspert të Ekonomisë e cila jo vetëm se do të propozonte dhe rekomandonte masa konkrete për të ndihmuar Ekonomin, por e cila edhe do të e trajtonte çdo vendim të Qeveris nga aspekti i efektit në Ekonomi, konsideroj është një domosdoshmëri sepse edhe përkundër që nuk shoh se si do të e shmangim recesionit në këtë fazë neve mund të i zvogëlojmë efektet e dëmshme anësore dhe njëkohësisht të stimulojmë prodhimin vendor, e këtë kemi mundësi ta bëjmë.

                                                                                                                     29.03.2020

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img