24,04,2024

Edita Tahiri tregon temat e Brukselit

Must Read

edita-650x358

Edita Tahiri shpalos listën e temave të cilat Kosova dëshiron t’i bisedojë me Serbinë në Bruksel. Ministrja për Dialog Edita Tahiri, ka thënë për kallxo.com, se pala kosovare ka kërkuar që në bisedimet me Serbinë, tema kryesore do të jetë demarkacioni ndërshtetëror mes këtyre dy vendeve.

Sipas Tahirit, për këtë fazë të dialogut kanë edhe tema të tjera siç është njohja reciproke mes dy shteteve, ndarja e pasurisë dhe tema e reparacionit.
“Ne si palë në bisedimet e Brukselit i kemi paraqit një listë temash për fazën ndihmëse të dialogut dhe tema kryesore është demarkacioni i kufirit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë dhe pastaj janë edhe tema të tjera si ndarja e pasurisë, reparacionit dhe temën e njohjes reciproke mes dy shteteve”, u shpreh Tahiri.
Sipas shefes së delegacionit kosovar për bisedime teknike me Serbinë, njohja e Kosovës nga Serbia është kusht për integrimin evropian të fqinjit verior.
“Nëse Serbia e dëshiron të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian njohjen e pavarësisë së Kosovës e ka të pashmangshme”, theksoi Tahiri.
Tahiri dje ka udhëtuar për në Vjenë me ftesë të Bashkimit Evropian për të marrë pjesë në takimin urgjent të ftuar nga BE në lidhje me njohjen reciproke mes dy shteteve të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR (the European Agreement concerning the International Carriage of Dangerous Goods by Road) pas bllokadës që qeveria e Kosovës vendosi ndaj certifikatave të lëshuar nga autoritetet serbe.
Sipas njoftimit të ministrisë qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është se derisa të mos arrihet marrëveshja me ndërmjetësimin e BE-së për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, masat e reciprocitetit nuk do të hiqen.
Në njoftim më tutje thuhet se ministria për Dialog e ka njoftuar rregullisht BE-në për këto zhvillime duke argumentuar se sjellja e Serbisë është në kundërshtim me parimet evropiane për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila rezultoi në thirrjen urgjente të këtij takimi.
Ndërkaq, takimi që është paraparë të mbahet në Bruksel kësaj radhe do të mbahet në Vjenë, për shkak se Aeroporti i Brukselit ende nuk është hapur për qarkullim të lirë pas ngjarjeve tragjike të ditëve të fundit.
– See more at: http://lajmi.net/edita-tahiri-tregon-temat-e-brukselit/#sthash.7Vmfpa27.dpuf

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img