19,12,2025

Edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dënon sulmin në RTK

Must Read

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka dënuar sulmin me bombë në Radio Televizionin e Kosovës, në kuadër të të cilës punojnë redaksitë në gjuhën shqipe, serbe e të tjera, thuhet në një komunikatë që e transmeton agjencia e lajmeve e Beogradit, FoNet.

Gazetarët dhe mediet nuk bën të jenë shënjestër në asnjë konflikt të armatosur ose politik, ndërsa sulmi i mbrëmshëm meriton dënimin më të zëshëm nga opinioni dhe institucionet, citon kjo agjenci kumtesën.

Organizatorët dhe ekzekutorët e këtij sulmi duhet të identifikohen sa më parë në mënyrë që atyre të cilët duan destabilizimin e rrethanave në Kosovë t’u dërgohet mesazh i qartë se ata të cilët duan destabilizimin e rajonit nuk e kanë mbështetjen e elitave politike, thuhet në komunikatë.

Në atmosferën e ekspansionit politik dhe të ekstremizmit fetar në Kosovë, institucionet ndërkombëtare, si dhe institucionet e përkohshme të administrimit në Prishtinë, siç i quan politika zyrtare e Serbisë institucionet e shtetit të pavarur të Kosovës, duhet të investojnë përpjekje të shtuara në mënyrë që të ruhet stabiliteti i brisht rajonal, thekson Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në komunikatën e saj rreth rastit të sulmit në RTK.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjeje në Ferizaj

Gjatë muajit nëntor 2025, në qytetin e Ferizajt, në katër raste të ndara vjedhjeje, konkretisht në markete, në rrugët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img