28,04,2024

Edhe studentët e USHAF-it mund të aplikojnë për bursa që jepen nga UP

Must Read

Ferizaj.05.01.2018. Lajmërohen studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Viti i tretë, të cilët janë pjesë e Universitetit të Prishtinës (UP), se në bazë të konkursit të shpallur nga UP për ndarjen e bursave universitare, për vitin akademik 2017-2018 nga data 05.01.2018 deri me 18.01.2018 mund të aplikojnë për ndarjen e bursës.

Studentët të cilët duan të aplikojnë për bursë, duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:

  1. Të jetë student i rregullt në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj;
  2. Të jetë student i vitit të tretë;
  3. Të mos ketë vit të përsëritur të studimeve;
  4. T’i ketë të dhëna të gjitha provimet e vitit paraprak të studimeve në afatin e shtatorit të vitit akademik 2016/17;
  5. Të ketë notë mesatare të studimeve më së paku 8:00.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  1. Kërkesa për ndarjen e bursës;
  2. Flëtëparaqitja për konkurrim për ndarjen e bursës;
  3. Pasqyrën e notave;
  4. Vërtetimin për regjistrimin e vitit akademik 2017/18;
  5. Vërtetim për kryerjen e të gjitha provimeve të vitit paraprap.

Të gjitha dokumentet e nevojshme, studentët mund t’i nxjerrin te Zyra e Shërbimit të Studentëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img