01,05,2024

Edhe Sllovenia kundër taksës ndaj produkteve serbe

Must Read

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Dejan Zidan, kanë pasur një takim ku kanë diskutuar për taksën 100 për qind të vendosur nga Kosova ndaj produkteve serbe.

Bërnabiq dhe Zidan janë pajtuar se situata e re e shkaktuar nga futja e tatimit nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina ka një ndikim negativ në stabilitetin rajonal.

Ata theksuan se është e nevojshme të hiqet taksa me qëllim të krijimit të kushteve që Prishtina dhe Beogradi të kthehen në tryezën e negociatave.
Bërnabiq e ka njoftuar kryeparlamentarin slloven rreth situatës aktuale në Kosovë.
Ata, gjithashtu, së bashku kanë biseduar për reformat që Serbia po ndjek në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, sipas Zyrës për Media të Qeverisë serbe.

Kryeministrja serbe edhe më herët kishte shprehur pretendimet e Serbisë për anëtarësim në BE pavarësisht nëse e njeh pavarësinë e Kosovës ose jo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img