08,11,2024

Edhe shqiptarët nga vendet skandinave kërkojnë lirimin e Haradinajt

Must Read

Shqiptarët të cilët jetojnë në vendet skandinave , të organizuar shoqatave dhe formave të tjera së bashku i kanë drejtuar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë  së Francë për lirimin e Ramush Haradinajt.

Kjo kërkesë i  është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Francës nga kryeqytetet skandinave; Stokholm, Kopenhage, Helsingfors dhe Oslo.

Kërkesën e plotë dërguar Ministrisë së Drejtësis në Francë nga vendet skandinave mund ta lexoni  në vazhdim:

Justitsminister Jean-Jacques Urvoas

Ministère de la Justice

13, place Vendôme
75042 Paris cedex 01

ministre.cab@justice.gouv.fr

 

Ministrisë së Drejtësisë në Francë,

Nga kryeqytetet skandinave; Stokholm, Kopenhage, Helsingfors dhe Oslo.

Kërkesë

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm nga arresti zotin Ramush Haradinaj, që mbahet që nga data 4 janar në bazë të një fletëarresti nga Interpoli i Serbisë të datuar nga viti 2004.

Zotëri Ramush Haradinaj për popullin shqiptarë të Kosovës konsiderohet si hero. Ai ka qenë udhëheqës eminent i forcave çlirimtare  të popullit shqiptar gjatë periudhës kur Millosheviçi bënte gjenocid mbi popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës. Gjatë vitit 1998-1999, Ramush Haradinaj ishte një nga komandantët kryesor të gueriles shqiptare në Kosovë.

Në fund të vitit 2004 dhe në fillim të vitit 2005, zoti Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës.

Ramush Haradinaj, la postin e kryeministrit dhe shkoi në Hagë për tu ballafaquar me akuzat që kishte bërë Tribunali i Hagës.  Në vitin 2008 dhe në vitin 2012, u shpall i pafajshëm nga të gjitha akuzat që ngarkohej nga prokurori i Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavinë.

Në vitin 2004 është lëshuar një fletëarrest ndërkombëtar po nga vet regjimi i Serbisë, atëherë e quajtur Shteti i Serbisë dhe Malit Të Zi. Ky shtet juridikisht nuk ekziston më. Edhe nga të gjitha Konventat ndërkombëtare, Kosova njihet si juridiksion jashtë Serbisë dhe si e tillë tani është shtet i Pavarur me 112 njohje ndërkombëtare.

Duke marrë parasysh, rolin dhe ndjeshmërinë që ka për popullin shqiptar të Kosovës si dhe faktin juridik se Ramush Haradinaj është shtetas i Kosovës, që shteti i juaj Franca e ka njohur Pavarësinë vetëm disa orë pas shpalljes së Pavarësisë; lusim organet gjyqësore të kenë parasysh të gjithë këto çështje juridike-ndërkombëtare dhe ta lirojë menjëherë tribunin tonë nga arresti!

Me shumë respekt dhe mirënjohje për shtetin liridashës të Francës dhe organeve gjyqësore të Francës.

Të nënshkruar nga më shumë se 13.000 anëtarë të shoqatave kulturore e sportive nga shqiptar me banim në Suedi.

 

    1. Qendra Kulturore e Kosovës në Suedi
      Tel : +46 73 54 37 091
      Drejtor i Qendrës: Naim Sadiku
    2. Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, me seli në Malmö
      Tel : +46 73 91 33 755
      Kryetar: Sadullah Zendeli
    3. Bashkësia e Shoqatave Shqiptare “Iliria”, me Seli në Burlänge
      Tel : +46 73 65 74 870
      Kryetar: Murat Koci
    4. Klubi Futbollistik “Liria” në Malmö
      Tel : +46 70 47 17 974
      Kryetar I klubit: Florent Salihi
    5. Rrjeti I Biznesit Shqiptar në Suedi, me seli në Malmö
      Tel : +46 70 73 26 934
      Nënkryetar: Milaim Makolli
    6. Shoqata Kulturore Shqiptare” Dardania”me seli në Höganäs
      Tel : +46 72 18 38 719
      Kryetar: Xhevat Isufi
    7. Qendra Kulturore Shqiptare “Okarina” me seli në Landskrona
      Tel : +46 73 50 93 923
      Kryetar: Bashkim Jashari
    8. Skoqata e shkrimtarëv dhe Artistëve shqiptarë ”Papa Klementi  Xl Albani” me seli në Malmö.
      Tel : +46 73 76 63 756
      Kryetar: Hysen Ibrahimi

Stockholm me 11 janar 2017

- Advertisement -spot_img
Të fundit

100 fermerë ferizajas përfitojnë motokultivatorë nga Drejtoria e Bujqësisë

Në hapësirën para Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, pasditen e sotme u ndanë 100 motokultivatorë për 100...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img