Banorët e rrugës “Muharrem Shemsedini” i janë gëzuar pa mase rregullimit të rrugës së tyre. Ata janë shprehur mirënjohës Komunës së Ferizajt, për rregullimin e kësaj rruge.
Nga afër punimet në rregullimin e kësaj rruge i ka përcjellur kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin dhe me mbikëqyrësen e këtij projektit Leonora Zeqirin.
Me këtë rast u vlerësua se ky projekt është shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj rruge.
“Këtu po fillojmë punimet në rrugën “Muharrem Semsdeini”, ku ne këtë rrugë do të behët kanalizimi, ujësjellësi dhe asfaltimi, i kësaj rrugë që ka një gjatësi rreth 300 metra dhe kushton mbi 22 mijë euro, ndërsa po realizohet në kuadër të projekteve të vitit 2016 dhe jemi në përfundim të të gjithë projekteve që janë parapare për këtë vit”, ka thënë drejtori Ilazi, duke shtuar se në kuadër të këtyre projekteve po realizohet edhe projekti i rregullimit të trotuareve nga “Ura e Dudit” deri në fshatin Dubrave.
U bë e ditur se Komuna e Ferizajt, po punon me përkushtim të shtuar në realizmin e të gjithë projekteve që janë parapare gjatë këtij viti.