02,05,2024

Edhe në Ferizaj, shënohet 22 Marsi – Dita Botërore e Ujit

Must Read

Ferizaj.22.03.2018. Paraditen e sotme në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, me rastin e Ditës Botërore të Ujit është mbajtur një takim sensibilizues me nxënës të shkollave fillore në Komunën e Ferizajt, aktivitet ky i organizuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni” dhe Komuna e Ferizajt me moton “Uji për Natyrën”.

Këtë takim e hapi Zelfije Hyseni nga KRUK “Bifurkacioni” e cila përshëndeti të pranishmit, uroi Ditën Botërore të Ujit si dhe njoftoi për synimet e këtij takimi dhe iniciativën e ndërmarrë.

Po ashtu, të pranishmëve i është drejtuar me një fjalë përshëndetëse edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRUK “Bifurkacioni”, Nazif Asllani.

Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi e cila ndër të tjera theksoi: “Sot, është një ditë e rëndësishme për njerëzimin, Dita Botërore e Ujit e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një ditë e rëndësishme për të tërhequr vëmendjen e njerëzimit mbi problemet me ujin dhe pasuritë ujore. Është tejet e rëndësishme të ruhen dhe kujdesemi për burimet e ujit, për shkak se ato paraqesin burimin e jetës. Detyrë e prindërve dhe e mësimdhënësve është edukimi dhe mësimi për të gjithë fëmijët për rëndësinë që ka ruajtja dhe kujdesi ndaj pasurive ujore. Qeverisja lokale në krye me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është e vendosur që të gjithë qytetarëve ferizajas t’i siguroj furnizim të rregullt me ujë të pijshëm duke investuar në ndërtimin e fabrikave të përpunimit të ujit në pjesë të caktuara të territorit të Komunës së Ferizajt” theksoi Gashi – Bytyçi.

Në këtë takim u prezantuan edhe dy punime, njëri mbi gjendjen hidrografike në territorin e Komunës së Ferizajt si dhe monitorimi i cilësisë së ujit të ujësjellësit në Regjionin e Ferizajt, prezantim ky i bërë nga përfaqësuesi i Institutit të Shëndetit Publik në Ferizaj. Pati edhe pyetje për organizatorët nga nxënësit e shkollave fillore lidhur me problemet e ujit në Ferizaj.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Arben Halili, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Bashkim Hyseni, përfaqësues nga FSK, përfaqësuesi nga CDI, drejtues të shkollave fillore, mësimdhënës, nxënës, prindër, zyrtarë të KRUK “Bifurkacioni” si dhe zyrtarë komunal.
Pas përfundimit të këtij takimi, aktiviteti për shënimin e kësaj dite vijoi me një vizitë tek burimi i ujit në Jezerc me ç ‘rast u zhvillua një aktivitet simbolik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img