03,05,2024

Edhe Meta kundër Ramës: Raportet Shqipëri – Serbi ndikohen nga ato Kosovë – Serbi

Must Read
Ilir Meta

Në një intervistë për “Report TV”, ka thënë se raportet Shqipëri-Serbi, janë raporte midis dy vendeve, të cilat kanë një rol të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit, për perspektivën e tij evropiane.

“Natyrisht që këto raporte edhe ndikohen, edhe kushtëzohen nga raportet e Serbisë me Kosovën, por ato nuk janë marrëdhënie, të cilat janë të fokusuara apo janë të kushtëzuara vetëm nga kjo çështje”, përcjell Koha.net,deklaratën që Rama e ka dhënë për ““5 pyetje nga Babaramo” në Report TV.

Nga intervista e plotë e cila u është dërguar medieve nga zyra e Metës, po e shkëpusim vetëm pjesën kur flet për këtë çështje.

Po aq polemika sa shkaktoi vizita juaj në Athinë, aq shkaktoi edhe vizita e kryeministrit dhe takimet që pati ai me homologun serb Vuçiç në Beograd dhe në Nish. Ju, si i shikoni këto polemika? I prisnit? Apo, për të qenë më i drejtpërdrejtë, a gaboi Rama në Beograd dhe në Nish?

Nuk kam qenë shumë i vëmendshëm për arsye se kjo vizitë ka ndodhur pak a shumë në të njëjtën kohë kur ishte edhe vizita ime në Greqi. Megjithatë mendoj se raportet midis Shqipërisë dhe Serbisë janë më se normale, ashtu sikurse është e rëndësishme të kemi një koordinim të vazhdueshëm midis Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos përsa i takon çështjeve, të cilat kanë të bëjnë me dialogun Kosovë- Serbi.

Sepse ne jemi mjaft të interesuar që ky dialog të përparojë, që marrëveshjet të zbatohen dhe, natyrisht, nëse ka polemika kjo është çështje e cila është e vështirë të evitohet, duke pasur në konsideratë se ende këto raporte shikohen me një sy të ndryshëm, do të thosha unë, nga faktorë të ndryshëm. E rëndësishme është të ecet përpara me dialog si në mes Shqipërisë dhe Serbisë, ashtu edhe midis Kosovës dhe Serbisë.

Në çdo rast dialogu Shqipëri-Kosovë mua më duket gjithmonë më i thjeshtë.

Ndërkohë kemi një deklaratë në këtë kontekst të kryetarit të shtetit shqiptar, z. Nishani, i cila tha se prioritetin dhe agjendën shqiptaro- serbe duhet ta përcaktojë Prishtina. Ju ndani të njëjtin shqetësim të tij, sepse është folur shumë gjatë kësaj jave që vizita dhe deklaratat e z. Rama e anashkaluan lidershipin e Kosovës, madje edhe vetë Kosovën…

Unë besoj se raportet Shqipëri-Serbi, janë raporte midis dy vendeve, të cilat kanë një rol të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit, për perspektivën e tij evropiane. Natyrisht që këto raporte edhe ndikohen, edhe kushtëzohen nga raportet e Serbisë me Kosovën, por ato nuk janë marrëdhënie, të cilat janë të fokusuara apo janë të kushtëzuara vetëm nga kjo çështje.

Shqipëria dhe Serbia kanë angazhimet e tyre në shumë aspekte të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal, edhe si një kusht për integrimin evropian të të dyja vendeve, kështu që unë besoj se ka vend për një bashkëpunim akoma më aktiv midis Shqipërisë dhe Serbisë, ashtu sikurse ka vend për një dialog të vazhdueshëm midis Shqipërisë dhe Kosovës, që nuk lejon asnjë lloj keqkuptimi, qoftë edhe të krijuar nga mediet.

Si gjithnjë faji i medias…

Media, kuptohet, reflekton qëndrimin e politikanëve, qëndrimin e analistëve, qëndrimin e faktorëve të ndryshëm.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img