24,10,2025

Edhe Bekim Jashari demanton Nexhmedin Spahiun për ditëlindjen e Komandantit Legjendar

Must Read

Nëpërmjet Facebookut ai ka publikuar certifikatën e vdekjes së Adem Jasharit.

Aty thuhet se Adem Jashari, djali i Shaban Jasharit dhe Zahide Geci Jashari ka lindur në Prekazin e Poshtëm të Skenderajt më 28 nëntor të vitit 1955.

Ishte gazetari Nexhmedin Spahiu ai i cili foli për falsifikim të ditëlindjes së Jasharit. Sipas tij, data e vërtetë e lindjes ishte 10 tetori po i vitit 1955.

Shkrimi i plotë i Bekim Jasharit, që njëherit është, djali i Hamëz Jasharit, vëlla i Adem Jasharit që u vra më 1998.

Shkrimi i plotë i Bekim Jasharit në Facebook:

Na qenka lajmëruar z.Nexhmedin Spahiu???!!!

Ai mund të jetë gjithçka në jetë, profesor, doktor shkence, i arrirë, por kurrë gazetar!

Profesioni, për të cilin ai luftoi tërë jetën për të përvetësuar, e që nuk ia doli, për fat të tij të keq, do ta kishte detyruar t’i bindej fakteve të prekshme e të gjalla. Gazetarët, më fjalë të tjera, merrem me fakte, e jo me “gojëdhëna”.

Më poshtë, me keqardhje ndaj dashamirëve të Familjes Jashari, qytetarëve të Komunës së Skenderajt dhe të gjithë të tjerëve, që nuk mendojnë si të tillët (si puna e Nexhmiut), po ua sjell në vëmendje “dyshimet” e këtij të fundit, për alamet gjetjen, rreth datëlindjes së Komandantit Legjendar të UCK-së, Adem Jashari.

Ja postimi:

“Kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit. Nga 10.10.1955 e bëri 28.11.1955?!!!

Duhet me u hi gazetave mbas 1998 e me gjetë kush është ai falsifikator i rrezikshëm e me e dënu. Sa më vjen inat që edhe vetë e kam hangër këtë mashtrim të paskrupullt e e kam përdorë në një shkrim timin, se nuk më shkonte mendja se dikush ka nevojë me rrejtë publikisht aq paskrupullt”.

Ndërkaq, unë po e sjell një dokument që ka emër e mbiemër, vulë të institucionit, ka shënime dhe të dhëna, që mund t’i shërbejnë “ideatorin e kombit kosovar”, për t’u bindur se “të hëngrit” e mashtrimeve të kujtdo qofshin ato, i takojnë atij që i injoron faktet, e që në vend të tyre, ushqehet me të pavërteta.

Lexoni edhe:

Lajmi.net e sjellë të dokumentuar ditëlindjen e Adem Jasharit. Komandanti ka lindur më 28.11.1955

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img