02,05,2024

E zhdukur prej ditësh, nëna e Besjonës: E shfrytëzojnë kushërinjtë e shoqes, kanë abuzuar

Must Read

Besjona Cuka është vajza 14 vjeçare e cila prej disa ditësh është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Në emisionin “Me zemër të hapur” ka qenë e ëma, Alma Cuka ajo që ka denoncuar largimin e të bijës nga shtëpia.

Sipas nënës, 14-vjeçarja është larguar 10 herë brenda 10 muajsh, me dëshirën e saj, ndërsa ajo shton se e mitura shfrytëzohet për prostitucion nga disa djem, të cilët edhe kanë abuzuar me vajzën.

Alma u shpreh në emision:

Vajza është larguar rreth 10 herë nga shtëpia. Vëllezërit e Kristina Memës thërrisnin disa persona të tjerë të cilët abuzonin me vajzën time. Me këtë vajzën Kristina Mema, vajza është lidhur përmes shoqeve në shkollë. Unë jetoj vetëm me vajzën se burri është në Gjermani dhe punoj prej 8 orësh në një lokal.
Vajza gjente momente dhe largohej nga shtëpia, pasi mendoj se kërcënohej. Unë i kam thënë që të lutem mos më dil nga shtëpia vajzës. Vajza nuk ka qenë e izoluar. Unë i jam përgjëruar vajzës, por ajo nuk më ka dëgjuar pasi mendoj se ka qenë e kërcënuar.
Nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj, por zërin e kam ngritur. Kristiana Mema është pjesë e një rrjeti të trafikimit të femrave, pasi këtë ma ka thënë nëna e saj.
Vajza është larguar 10 herë në 10 muaj dhe hera e fundit ka qenë para dy muajsh. Kam qenë disa herë në komisariat që kam denoncuar. Kjo është periudha më e gjatë që është zhdukur, pasi po bën 6 ditë.
Komisariati numër 1 është në dijeni, por nuk e di nëse bashkëpunon me shkollën. Personalisht nuk kam shkuar në shkollë se më vjen zor. Unë kam denoncuar prej dy muajsh oficerin e policisë gjyqësore, pasi ka lidhje gjaku me këta dy vëllezërit që shfrytëzojnë vajzën time.
Mua më ka ardhur një kërcënim nga shefi i komisariatit numër 1. Më kanë thënë “nëse ti vjen sërish këtu për largimin e vajzës tuaj nga shtëpia, do keni 2 milionë lekë gjobë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img