05,05,2024

E shkruar në shuplakë dore që nga lindja: Sa fëmijë do të keni dhe a do të jenë të shëndetshëm!

Must Read

Ekspertët thonë që hiromantia mund të parashikojë madje, edhe të ardhmen e largët, vdekjet e fëmijëve dhe abortet.

Linja e fëmijëve është një ndër linjat më kontroverse, kur është fjala për leximin e fatit nga shuplaka, përkatësisht për hiromantinë, sepse i kanë edhe femrat, edhe meshkujt, edhe ata të cilët nuk kanë parterë edhe/ose kurrë nuk do të kenë fëmijë, si edhe ata të cilët fëmijët do t’i kenë me ndihmën e fekondimit artificial. Prandaj saktësia e asaj që na flet hiromantia ndonjëherë është vënë në dyshim,

Sipas teknikës së vjetër të shikimit në shuplakë, linjat e pasardhëseve gjenden nën gishtin e vogël, mbi të ashtuquajturën linjë e martesës.

Ato tregojnë se sa fëmijë do të keni, por edhe diç më shumë se kjo:

1. Linjat e fëmijëve meshkuj dhe fëmijëve femra

Numri i linjave tregon numrin e fëmijëve, mirëpo nuk është më pak e parëndësishme çfarë janë ato linja. Në të vërtetë, linjat e thella do të thonë që do të lindni djem, ndërsa të shkurtrat dhe/ose linjat e zbehta tregojnë që fati ju ka paracaktuar të keni vajza. Mirëpo, nëse linjat janë shumë të shkurtra, të cekëta apo të ndërprera, hiromantia paralajmëron abortet dhe humbjen e fëmijëve të sapolindur.

2. “Ishull” ose rreth i vogël në linjën e fëmijëve

I ashtuquajturi “ishull” në fillim të linjës së fëmijëve sugjeron shëndet të ndjeshëm në fillim të jetës së fëmijës, ndërkaq “ishulli” në fund të linjës do të thotë që fëmija do të jetë i trazovaç dhe i pa marrë vesh.

3. Yjet e vogla apo pika e zezë

Ylli apo pika e zezë në linjën e fëmijëve do të paraqesë tashmë problemet e përmendura nëse ke “ishull” apo madje edhe vdekje të fëmijës.

4. Linja e binjakëve

Nëse dy linja bashkohen dhe vazhdojnë në njërën (si “Y” e kthyer mbrapsht) është e mundshme që do të lindni binjakë.

5. Numër i madh i linjave mbi linjën e martesës

Kjo mund të thotë që do të kemi familje shumë të madhe, por edhe atë që jeni person i cili thjesht i adhuron fëmijët, të vetët apo të huajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img