28,03,2024

(E përditësuar) Numërohet 350 mijë vota, ky është rezultati

Must Read

9:00 KQZ ka numëruar 350 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 45.11% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 18.79% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.80% të votave, shkruan Express.

Aktualisht AAK ka 8.82% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.

Nisma aktualisht ka 2.7% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

8:45: KQZ ka numëruar 168 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 44.06% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 18.66% të votave dhe e treta vjen LDK me 14.33% të votave, shkruan Express.

Aktualisht AAK ka 9% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.

Nisma aktualisht ka 2.85% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve të sotshme., Vetëvendosje prin e para me 40% të votave, e dyta vjen LPDK me 19% të votave dhe LPDK e treta 13.95% të votave.

Kujtojmë se KQZ’ja pak më parë ka konfirmuar se mbi 46 për qind e votuesve kanë dalë në zgjedhje.

Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Qytetarët që ishin brenda qendrave të votimit u lejuan që të votojnë edhe pas orës 19:00.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë.

Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet.

Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.

Në këto zgjedhjet është thënë se do të lejohet votimi vetëm me dokumente të Kosovës. KQZ-ja po ashtu ka lejuar të votojnë edhe qytetarët, të cilët kanë pasur letërnjoftim me afat të skaduar.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img