15,02,2025

E ndaluara në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj ia vë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave të qelisë

Must Read

Policia e Kosovës njoftoi se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelin ku ishte e vendosur.

Rasti ka ndodhur më 14 janar, në orën 20:00.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në qendrën e mbajtjes i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelin ku ishte e vendosur”, thuhet në raport.

Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë personave të cilët ishin të ndaluar në qendrën e mbajtjes, më pas të dyshuarit janë dërguar nëpër qendra tjera të mbajtjeve.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj F.I., i dyshuar për veprën penale dhunimi

Ferizaj, 14 shkurt 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img