27,07,2024

Dyshimet e gazetarit të ABCNews, Vezaj: Ja çfarë po ndodh me Shullazin

Must Read

Emiljano-Shullazi

Emiljano Shullazi po merret në pyetje nga drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj dhe tre oficerë të policisë.

Ai është shoqëruar, por nuk është arrestuar, saktëson gazetari i Abcnews, Flamur Vezaj, i cili ndodhet tek Policia e Tiranës.

Sakaq mësohet se 15 persona, shokë të tij janë jashtë ambienteve të drejtorisë në pritje të daljes së Shullazit.

Ai është shoqëruar pas akuzave të Berishës se ka kërcënuar kandidatët për rektorë të UT, Dhori Kule dhe Mynyr Koni.

Përballë tyre në këtë garë është edhe dekania aktuale e Gjuhëve të Huaja, Klodi Dibra. Mendohet se ndaj tij është bërë kallëzim nga Dhori Kule në polici, por kjo sipas burimeve, pasi policia nuk thotë asgjë në rrugë zyrtare.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img