17,05,2024

Dy vëllezër ferizajas, shkencëtar dhe biznesmen të suksesshëm në Amerikë

Must Read

Ferizajasit po çelin kapituj të rinj suksesesh kudo në botë. Të tillë janë edhe vëllezërit Gashi, Vlonjati dhe Labeati që prita sot në zyrën time. Ata tash e sa vite zhvillojnë jetën e veprimtarinë e tyre në Colorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vlonjati është ligjërues në lëndën e gjenetikës dhe mikrobiologjisë në Universitetin e Colorados në Boulder, gjersa ndjek edhe studimet e doktoraturës në fushën e gjenetikës dhe zhvillimit të hershëm embrional me fokus në mekanizmat gjenetik që rregullojnë aktivizimin e gjeneve. I shquar si shkencëtar, ai po bën karrierën e tij në SHBA, me pasion e dëshirë që të kontriboj edhe në vendlindje.

Labeati po kështu, ka përfunduar studimet për ekonomi dhe është licencuar si kontraktues ndërtimi duke qenë në moshë fare të re, pronar biznesi në ndërtimtari, me suksese të shumta edhe në rritjen e shkëmbimeve mes Kosovës dhe vendit ku jeton.

Të dy, të rritur e të frymëzuar nga një familje e shquar ferizajase, intelektuale, në qytetin tonë, që padyshim zeniti i sukseseve të tyre, na bën krenarë si ferizajas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img