27,04,2024

Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Must Read

 

Ferizaj.04.01.2018. Dy persona janë arrestuar në Ferizaj pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë ”. Rasti kishte ndodhur më 29 dhjetor të vitit 2017 rreth orës 14:30 minuta në parkingun e një marketi në rrugën “Rexhep Bislimi”, ku të dyshuarit M.H. (mashkull, 34 vjeçar) dhe G.C. (mashkull, 35 vjeçar) kanë thyer xhamin e një veture private dhe nga aty kanë marrë një çantë dore në të cilën ka pasur para dhe dokumente të viktimës.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve e kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img