27,11,2024

Dy të arrestuar për mbajtje në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armëve

Must Read

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për mbajtje dhe kontrollë të pa autorizuar të armëve.
Në rapotin e policisë thuhet se në fshatin Neqavc të komunës së Hanit të Elezit janë arrestuar dy persona për posedim të pa autorizuar të armëve. Pas një kontrolli të policisë,stacioni në Hani i Elezit ka ndërmmarrë veprimet e duhura policore më ç’rast janë konfiskuar edhe disa armë.

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” Fshati Neqavc,Hani i Elezit, 13.09.2018
Pas pranimit të informatave nga tereni se të dyshuarit A.V.(m/sh/k 38 vjeç)dhe R.V.
(m/sh/k 34 vjeç)mund të kenë në posedim armë të paautorizuara , hetuesit policor
nga stacioni policor Hani i Elezit , kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me
ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar:
– 2 armë të gjata AK-47 me një karikator
– 2 armë të gjata M-48 prodhim jugosllav
– 1 armë e gjatë M-67
– 1 armë e gjatë gjysmë automatikë
Të gjitha armë kanë qenë të zbrazëta-pa municion dhe të njëjtat janë gjetur të
groposura në tokë në tri lokacione.
Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e
shtetit, i dyshuari A.V. dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet
në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img