03,05,2024

Dy shofer mbeten pa patentë shoferi për gjashtë muaj

Must Read

Policia e Ferizajt sot rreth orë 13:30 në rrugën “Rexhep Bislimi” ka ndaluar një shoferi i cili po vozite me 64 km/h në zonën 40.

Të njejtit iu dha gjobë 300 euro, tri pikë negative dhe gjashtë muaj heqje e patentë shoferit, përcjell TV TEMA.

Në të njejtën rrugë shoferi tjetër 22 vjeçar po voziste me shpejtësi 82 km/h dhe iu shqiptua i njejti denim.

Raporti i plotë i Policisë:

Gjobë ndaj dy shoferëve për tejkalim të shpejtësisë

Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 13:30 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Rexhep Bislimi ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 74 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.M (M/K) i moshës 44 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Në po të njejtën rrugë, policia ndaloi shoferin tjetër me inicialet E.S (M/K) i moshës 22 vjeçar i cili shkatoi kundërvajte duke drejtuar me shpejtësi 82 km/h në zonën e kufizimit 40 km/h. Për këtë policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Edhe ky e pranoi në tërësi kundërvajtjen e shkaktuar.

Me këtë rast Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’ dhe në numrat kujdestarë :

192, 0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img