Shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” dhe Shkolla e mesme Teknike “Pjetër Bogdani” sot në Prishtinë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencionin Austriak për Zhvillim ADA, në kuadër të projektit ALLED2 “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me nevojat e tregut të punës”.
Këto marrëveshje janë nënshkruar në mes të Znj. Efka Heder, udhëheqëse e Projektit ALLED 2 dhe drejtorëve të shkollave profesionale në Ferizaj, Abdullah Imeri dhe Isuf Qalaj dhe zyrtares komunale për shkolla të mesme Sadije Hajdini.
Në këtë takim zëvendës ambasadori i Ambasadës së Austrisë, Gunther Zimmer, drejtori i Agjencionit Austriak për Zhvillim
Zimmer tha se Qeveria Austriake vite me radhë është duke zhvilluar këtë projekt përmes të cilit po krijohen kushte për rritjen e cilësisë së programeve arsimore dhe aftësimin për tregun e punës si dhe po mbështet përshtatjen e kornizës legjislative dhe mekanizmave si një parakusht për rritjen e punësueshmërisë.
Ndërsa znj. Efka Heder , udhëheqëse e projektit tha se “Me këtë projekt jemi të fokusuar në harmonizimin e arsimit me tregun e punës, në ndërtimin e modeleve dhe masave konkrete të bashkëpunimit ndërmjet arsimit dhe aftësimit dhe sektorit privat me efekte sistematike. Projekti ALLED2 do të mbështesë përmirësimin e programeve të AAP-së si dhe cilësinë e proceseve mësimorë dhe të nxënit në sektorët e bujqësisë, përpunimit të ushqimit, inxhinieri mekanike dhe energji. Duam që përmes këtij projekti këto shkolla të jenë elite në Kosovë”
Gjatë implementimit të projektit ALLED1 shumë shkolla janë pajisur me pajisje dhe punëtori për zhvillimin e mësimit praktik e cila do të ndikoj drejtpërsëdrejti në arritjen e kompetencave profesionale te nxënësit.
Ndërsa shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë me këtë marrëveshje për herë të parë ka filluar bashkëpunimin dhe pret që kjo do të jetë një ndihmë e madhe për arsimin profesional në Ferizaj si dhe për profilet që ka në këtë shkollë.
Drejtori i shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj është shprehur shumë i kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe pret që përmes këtij projekti nxënësve tu ofrohen kushte për përgatitje profesionale.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishin 20 shkolla profesionale të Kosovës, 12 prej të cilave për herë të parë janë bërë pjesë e projektit ALLED2.
ALLED2 është një projekt që financohet nga BE, si pjesë e IPAII(2017) për Kosovën me bashkëfinancim të ADS-së (Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim). Sipas IPAII, vendimi për financimin e projektit realizohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) e përfaqësuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Zyra në Kosovë.