24,10,2025

Dy milionë myslimanë në haxhillëk

Must Read

Besimtarët u mblodhën tek Mali Arafat, ndërsa mes tyre kishte një numër të madh sirianësh, që u lutën për paqen në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta 5-vjeçare. Gjatë këtyre viteve në Siri janë vrarë më tepër 250 mijë njerëz dhe janë zhvendosur 11 milionë vetë.

Pelegrinazhi për në Malin Arafat ësht një ritual i rëndësishëm për myslimanët, të cilëve feja u kërkon që të paktën një herë gjatë jetës së tyre në marrin pjesë në haxhillëk.

Irani e ka bojkotuar këtë vit ritualin e haxhillëkut, duke cituar mungesën e kompetencës nga Arabia Saudite në marrjen e masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin e njerëzve.

Si alternativë, shumë myslimanë shiitë iranianë shkuan për ta kryer ritualin në qytetin e shenjtë të Karbalës, në Irak.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img