20,11,2024

Dy kosovarë të vdekur nga rrëzimi i avionit në Shkup

Must Read

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, e ka konfirmuar për tetovasot.com se dy shtetas të Kosovës dhe katër të Italisë janë mbytur gjatë rrëzimit të aeroplanit në Shkup. Destinacioni i tyre i fundit ka qenë Prishtina.

 Avioni që sot pasdite u zhduk nga radari i aeroportit të Shkupit është gjetur dy kilometra mbi fshatin Kozle, Katlanovë.

Policia nuk lëshon asnjë të afrohet në vendin e rrëzimit, ku nga distanca shihet zjarri.

Pranë vendit të aksidentit është gjetur një trup i djegur, sipas burimeve jozyrtare të policisë.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov tha se mbeturinat e avionit janë gjetur 2 km nga fshati Kozle dhe se policia ka siguruar tashmë vendin e ngjarjes.

Ai gjithashtu njoftoi se nga rrëzimi i avionit kanë humbur jetën 4 shtetas të Italisë dhe dy shtetas të Kosovës.

Sipas RTV 21, nga autoritetet thuhet se destinacioni i fundit i tyre ka qenë Prishtina.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit së bashku me policinë janë në terren. /TetovaSot/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img