04,05,2024

Dy festivalet më të vjetra në Ferizaj, mbase edhe në Kosovë, janë jashtë listës përfituese MKRS 2021

Must Read

Dy festivalet më të vjetra në Ferizaj, mbase edhe në Kosovë, janë jashtë listës përfituese MKRS 2021:

Kosovarja Këndon – 49 vjet

Festivali i Teatrove 51 vjet

Jashtë listës mbetet edhe SHAF “Zef Kolombi” (51vjet) me disa projekte kulturore të kalendarit vjetor.

Natyrisht kjo nuk do t’i ndal realizimet e këtyre manifestimeve, por do të ketë vështirësitë e veta.

Këshillojmë MKRS-në që të ketë qasje të veçantë ndaj grupeve të vjetra kulturore me traditë, mbase ndoshta edhe jashtë këtyre thirrjeve publike.

Rikuktojmë se Festivali “Kosovarja Këndon” dhe “Festivali i Teatrove” janë në proces të futjes në listën për mbrojtje të trashëgimisë shpirtërore të  MKRS-së.

MKRS nuk e njeh HiTHi – n

Se Shoqatës së Karikaturistëvë HiTHi nga Ferizaj nuk po i ecë puna me mbështetje nga MKRS, e dëshmon edhe ankesa e fundit në adresë të saj, e cila si përherë, ra në vesh të shurdhër. As këtë herë, Festivali Ndërkombëtar të Karikaturës Ferizaj 2021 – Edicioni i Shtatë, nuk u mbështet finaciarisht nga kjo ministri!

Që nga viti 2015 e këndej, në Ferizaj janë organizuar ekspozita të cilat janë vizituar nga mijëra artdashës, që kanë sjellë qindëra artistë kulminantë nga shumë vende të botës.

 1/ Në vitin 2019 morën pjesë 317 autorë nga 51 vende, prej tyre 51 femra. Nga ky numër i femrave, 49 morën pjesë në garë kurse 2 ishin anëtare të jurisë.  Numri i përgjithshëm i karikaturave ishte 1350.

2/ Në vitin 2020, në adresë të HiTHi – t mbërritën  1650 karikatura nga 360 autorë (78 femra, 282 meshkuj), nga ata 47 nën moshën 18 vjeç, nga 53 vende.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img