08,05,2024

Dy familje bëhen me shtëpi, arrihet marrëveshje edhe për 15 shtëpi tjera për familjet e pastreha në Ferizaj

Must Read

15 shtëpi të reja për familjet e pastreha në Ferizaj që çon në 40 numrin e strehave të banimit që ndamë për skamnorët

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Ferizajt, Agim Aliu së bashku me humanistin Halil Kastrati  ndanë dy shtëpi për familjet  ferizajase.

Aliu ka bërë të ditur se më humanistin Kastrati ka arritur marrëveshje për ndërtimin edhe të 15 shtëpive të reja për familjet në nevojë.

“Solidariteti për ferizajasit në nevojë, ka qenë e mbetet misioni ynë. Dje, bashkë me humanistin e rrallë, Halil Kastrati, ndamë 2 shtëpi për familjet ferizajase të pastreha, gjersa arritëm edhe marrëveshjen për ndërtimin edhe të 15 shtëpive të reja për familjet e pastreha në Ferizaj, që rrumbullakson 40 shtëpi që bashkërisht me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Komuna e Ferizajt ka ndarë për familjet në nevojë. Asgjë nuk më bën më të lumtur, sesa buzëqeshja e fëmijëve në këto familje e drita në tunelin e gjatë, për një jetë më të mirë. T’i gëzojnë shtëpitë e reja këto familje!” ka thënë Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img