Në orën 20 e 20 minuta, në fshatin Gradec janë përplasur “BMW” me targa të Gostivarit, e cila është drejtuar nga 34-vjeçari O.O nga Debreshi dhe “Audi” me targa gjermane i drejtuar nga A.S 55-vjeçar nga Kalishta.
Pak më vonë, rreth 22 e 30 minuta, në Forinë janë përplasur tri makina të udhëtarëve, “Ford” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 21-vjeçari J.A nga Forina, po ashtu edhe “Fiat Punto” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 47-vjeçari J.K gjithashtu nga Forina dhe “Tuareg” me targa të huaja, i drejtuar nga 43-vjeçari F.K nga Gurgurnica.
Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi për të dhënë një pasqyrë dhe për të përcaktuar rrethanat në të cilat aksidente kanë ndodhur dhe çdo gjë tjetër.
Duke pasur parasysh kushtet e papara për trafikun në fushën më të gjerë të Pollogut dhe në veçanti rrugëve rajonale dhe lokale këto ditë, Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë kërkon përsëri nga shoferët që të mos nxitojnë dhe të dalin me makin pa nevojë dhe në çdo kohë. Për shoferët, gjithashtu, janë këshilluar që të mos dalin në rrugë me goma të verës, pa pajisje dimërore të cilat janë të detyrueshme dhe të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur parakalojnë. Sepse, në të gjitha vendet ka borë të konsiderueshme , rrugët janë të ngushta nga dëbora e madhe nga të dyja anët , që kufizon mundësinë për të kaluar në mënyrë të sigurtë ose për të parakaluar me automjete të tjera duke lëvizur në drejtim të kundërt, transmeton TetovaSot.
.