19,11,2025

Duka në mbështetje të Xhakës dhe Shaqirit, thotë se hetimi i FIFA-s sa qesharak aq edhe primitiv

Must Read

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive.

Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd”!, ka shkruar Duka në profilin e tij në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img