Ajo në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka kaluar 25 mijë e 799 kilometra me 2 mijë e 965 litra derivate të harxhuara.
Pas saj radhitet kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, me 13 mijë e 384 kilometra me 2 mijë e 155 litra të harxhuara, shkruan Gazeta Express.
Sipas të gjeturave të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit me automjete zyrtare kanë shpenzuar 8 mijë e 314 litra derivate dhe kanë kaluar 72 mijë e 756 kilometra.
Sipas këtij Instituti, distanca e përshkruar nga anëtarët e kryesisë është e përafërt me distancën që kërkohet për të udhëtuar dy herë rreth tokës e që është 40,076 kilometra.
Shpenzimet për servisim dhe sigurim të këtyre automjeteve për këtë periudhë janë në vlerë prej 5 mijë e 823.70 Euro./GazetaExpress/