Dua Lipa është ulur për një bisedë me Jimmy Fallon në emisionin e tij shumë të shikuar në Amerikë.
Dua Lipa është rikthyer në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, e këtë herë jo vetëm për të performuar.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka bërë një intervistë, të parën tek Fallon, e në pjesën më të madhe të bashkëbisedimit ata kanë folur për shtetin tonë dhe festivalin që ajo po organizon, përcjell Gazeta Express.
Dyshja folën për herën e parë kur Dua performoi në këtë emision, që për të ishte debutimi i parë në një televizion amerikan, në fillim të karrierës.
E pyetur nga Fallon se cili ishte artisti i parë i famshëm që e ka ndjekur në një koncert, ajo e pranoi se në atë kohë po jetonte në Kosovë dhe aty nuk vinin shumë artistë të njohur botëror, ndërsa Kosova ishte e fiksuar me muzikën hip-hop, kështu që në moshën 13 vjeçare ajo ka shkuar për ta ndjekur Method Man në koncert, anëtarin e grupit ‘WuTang Clan’.
Më pas ishte radha për koncertin e 50 Cent dhe Dua i tregoi se si është bërë fansja më e madhe e tij derisa është përgatitur për atë koncert, përcjell Gazeta Express.
Fallon është befasuar që ajo, një vajzë dhe në moshë aq të re, ka përmendur këta artistë.
Dua tregoi se ajo tashmë ka filluar që me festivalin e organizuar nga ajo në Kosovë, ‘SunnyHill’, të i japë mundësinë të rinjve nga Kosova që të ndjekin artistët e tyre të preferuar ‘live’ në koncerte, pasi mundësitë e saj ishin vërtetë shumë të limituara./Gazeta Express/