Pak ditë më parë, revista prestigjioze “The Economist” e rankoi Shqipërinë si vendin e parë në botë për konsumin e kokainës në raport me popullsinë. Raporti shkruan se 2.4% e popullsisë janë përdorues kokaine. Organizmat që punojnë kundër përdorimit të lëndëve narkotike thonë se ka një rritje të përdoruesve.
Genci Muçollari, i shoqatës “Aksion Plus”, thotë: “Nga kontaktet që kemi me mjekët e toksikologjisë, na thonë se janë rritur rastet që paraqiten me përdorim kokaine”.
Gjithashtu, raportohet se është rritur edhe numri i vdekjeve nga overdoza: “Deri dje nuk kishte të dhëna për overdozat, mendohet se ishin 4-5 në vit, ndërsa aktualisht numri ka shkuar nga 10-12 në vit”.
Por, në Shqipëri mungon edhe medikanemti Naloxone, që mund të shpëtojë jetën e një përdoruesi droge që kalon në overdozë: “Mungon totalisht, edhe kur një person shkon në urgjencë me overdozë, ky preparat nuk i jepet. Mund të marrë një ndihmë tjetër, por praktikisht ai është i vdekur”.
Tirana, Fieri, Vlora, Berati dhe Shkodra janë qytetet kryesore ku janë evidentuar përdoruesit e rregullt të drogës.