Bachelori ferizajas i Radiologjisë, Dritëro Hyseni, i lindur dhe i rritur në Ferizaj, po kandidon për asamblenë tonë komunale, për t’i sjellë frymë të freskët dhe rinore qytetit.
Ai nuk është i kënaqur me përpjekjet e kandidatëve të mëparshëm për përfaqësimin e të rinjve ferizajas, prandaj meqenëse çdo ditë është në afërsi të rinisë së qytetit, Hyseni, është në dijeni për të gjitha problemet e grupmoshave të reja tek ne.
Si qytetar i Ferizajt, Dritëron e shqetëson statusi jo i mirë i të rinjëve të pa punë, që jetojnë në këtë krizë ekonomike dhe sociale ani pse tash e sa vite jemi shtet i pavarur.
Ky student i shkëlqyer i radiologjisë, aktivist i përhershëm dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LVV!, dhe jo vetëm, synim kryesor ka barazinë e të gjithë qytetarëve!
Dritëro synon të jetë zëri i të rinjve dhe qytetarëve të Ferizajt, për të luftuar çdo padrejtësi dhe jo barazi që hasim në përditshmëritë tona në qytet.
Një nga kontribuesit më të mëdhenj për mirëqenien e shëndetësisë në shtetin tonë, pra, themeluesi i Onkologjisë në Kosovë, prof.dr. Xhavit Bicaj, ka shprehur publikisht përkrahjen e tij ndaj kandidatit Dritëro Hyseni. Duke e ngritur lartë figurën e Dritëros si student dhe qytetar i formuar për të kontribuar në të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.
Dr.Bicaj, ndër të tjera, këshilloi të gjithë qytetarët që të votojnë numrin 10, për t’u shpërblyer me aktivizëm dhe besnikëri nga Dritëro.
“Të gjithë miqve, studentëve të mi, dhe atyre që së paku një herë ua kam bërë ndonjë shërbim në Ferizaj me rrethinë, kërkoj që votën t’ia jepni numrit 10, dhe kandidatit me numrin 10. Pra, kandidatit Dritëro Hyseni, këtij çuni të mrekullueshëm që ka Tasiani (Ferizaj), ky qytet me shumë fat që do të ketë një këshilltar të tillë. Dritëro, studenti im i dashur, shoku i Astritit dhe aktivistëve tjerë të LVV, urime, ju jeni e sotmja dhe e ardhmja e Kosovës,” është shprehur prof.dr.Xhavit Bicaj, për studentin e tij Dritëro Hyseni.
Postim i sponsorizuar nga Dritero Hyseni.