05,05,2024

Drenicasi bën një shpikje të madhe që do të shpëtojë Kosovën nga ndotja e ajrit (VIDEO)

Must Read

Avdulla Mëziu nga fshati Marinë e Skenderajt, sërish është rikthyer me një shpikje të re, ku përmes kësaj shpikje mund ta shpëtoj Kosovën nga ndotja e ambientit.

Është pikërisht shpikja e cila përmes rrezeve të diellit që Avdulla Mëziu ka arritur të ngroh gjithë shtëpinë pa lëndë djegëse dhe pa ndotje të ajrit.

Avdulla Mëziu në një prononcim për portalin Drenica Press tha se “qëllimi i këtij projekti është që të shfrytëzohet energjia e diellit edhe në ditët e ftohta të dimrit në mënyrë që t’i shmangemi rrezikut nga ndotja.

Ai tha se ky sistem është termik që energjine e rrezatimit e konverton në energji termike (të nxehtësisë)Ka qëndrueshmeri të madhe 40 vite e me shume, sepse nuk kontaminon gelqere dhe rezistues ndaj korozionit siç janë bakri, alumini.

Sistem i mbyllur, ku qarkullon antifrizi që shërben kundër ngrirjes.
Finksionon në mënyrë elektronike i përbërë nga konstruksioni i qarqeve elektrike, që mundësojnë kryerjen e të gjitha funksioneve që kerkohen siç janë:

Kur lind dielli, kur perendon, bene përcjelljen precize të zhvendosjes së diellit prej lindjes deri tek perendimi dhe zhvendosjes nga jugu në veri (ndërmjet dimrit dhe verës)Pra, me dy kordonata (lindje-perëndim) dhe (veri-jug), transmeton Drenica Press.Është shumë me rëndësi edhe efiçienca e këtij solari, pra, efektiviteti apo përqindja e shfrytëzimit energjetik që është mbi 80%, që do të thotë se një kilometër katror ka fuqinë termike afro 500 Megawatt (në bazë të llogaritjeve që kam bërë)

Ky projekt planifikohet të ndërtohet kolektivisht, duke u kyçur në ngrohje qendrore të një lagjje, fshati apo edhe tërë qyteti.

Duke ngrohur uji për radiatora, bojlera, dhe për të gjitha nevojat familjare ditore, por me veti shumë me rëndësi është edhe procesi i akumulimit, ku gjatë ditës me diell ka mundësi të ngrohë e në ne të njejtën kohë arrinë të akumuloj nxehtësi në ndonjë rezervar me ujë, i cili duhet të jetë i izoluar (izolim termik) nga materialet e ndryshme siç jane: Stiropori lesh xhami, rërë e thate, pluhuri i sharrës (gjysëm i djegur…)

Në fund Mëziu thotë se sipas klimës tonë, gjatë 2 muajve të ftohtë ka diell afro 30%, ndërsa për 10 muaj të tjerë të vitit mund te shfrytezohet 100% madje, 3 muaj verë shfrytëzohet mbi 200%.

 Post Views: 44

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img