05,05,2024

Drejtorisë së Infrastrukturës i merren mbi 1 milion e 300 mijë euro nga përmbaruesit

Must Read

Ferizaj.07.02.2018. Të paktën 1 milion e 300 mijë euro Drejtoria e Infrastrukturës në Ferizaj do t’i këtë më pak për shkak të efektit të përmbaruesit. Kjo pasi komuna u ka mbetur borxh kompanive private për punët e bëra në vitet e kaluara. Drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, tha se tashmë nga buxheti i kësaj drejtorie janë tërhequr mbi 674 mijë euro, ndërsa 650 mijë janë në procedurë e sipër.
“Për shkak të borxheve të krijuara në komunën e Ferizajt kompani të ndryshme kanë shfrytëzuar të drejtën ligjore për t’iu drejtuar përmbaruesit dhe në kuadër të Drejtorisë së Infrastrukturës janë marrë 674 mijë e 466 euro në total nga projektet kapitale që kanë qenë të planifikuara për pagesë gjatë këtij viti. Projektet të cilat janë marrë momentalisht është asfaltimi i rrugicave në qytet, asfaltimi i rrugës në Dremjak, Lloshkobare, asfaltimi rrugicave në Nerodime të Ulët, kanalizimi atmosferik dhe riasfaltimi i rrugës ”Hasan Prishtina”, rregullimi i kanalizimit fekal dhe asfaltimi rrugës “Qamil Ilazi”, kolektori verior, e kështu me radhë, ka një numër të madh të projekteve për të cilat janë marrë mjetet”, tha Bytyqi.
Megjithatë, Bytyqi tha se do të mundohen të gjejnë forma të tjera të financimit të këtyre projekteve.
“Ne jemi duke shqyrtuar që t’i drejtohemi Ministrisë së Financave të kërkojmë mjete shtesë për këto projekte, po ashtu nga të hyrat vetanake do të marrim një pjesë për realizimin e këtyre projekteve, ne zotohemi se këto projekte do të vazhdojnë nuk do të ndërprehen përkundër borxheve që janë krijuar nga qeverisja e kaluar. Shfrytëzoj rastin t’u bëjë thirrje publike të gjitha kompanive që kanë kontrata me komunën e Ferizajt mos të orientohen te përmbaruesit, le të vinë tek ne të bëjnë marrëveshje për pagesën e këtyre mjeteve, mos të paguajmë edhe taksën shtesë ne si komunë që i detyrohemi përmbaruesit, të paktën t’i kursejmë këto mjete buxhetit të Ferizajt dhe këto mjete t’i kursejmë për ndonjë projekt tjetër”,tha Bytyqi.
Bytyqi bëri të ditur se drejtoria që ai udhëheq ka trashëguar mbi 9 milionë euro borxhe, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img