Pas vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e mësimit deri më 27 Mars në të gjithë territorin e Kosovës dhe masave të propozuara parandalues sot Drejtoria e Arsimit në Ferizaj ka shpërndarë për të gjitha shkollat e Komunës së Ferizajt material higjenik
Drejtori i Arsimit Afrim Llabjani ka thënë se përveç dezinfektimit të hapësirave shkollore janë marrë masa edhe në rritjen e nivelit të higjienës në shkollat e komunës së Ferizajt.
Procesin e dezinfektimit do të bëhet pak ditë para kthimit të nxënësve në shkollë ndërsa sot Drejtoria e Arsimit ka shpërndarë material higjenik shtesë për të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt.
“Fillimisht kemi kërkuar një statistikë nga të gjitha shkollat e Ferizajt për rezervat e materialit higjenik të cilat rregullisht furnizohen me këtë material. Por në situatën aktuale kemi parë të arsyeshme që të rritet niveli I pastërtisë dhe për këtë sot kemi shpërndarë material higjenik për të gjitha shkollat e Ferizajt. Tani kur nxënësit janë në pushim përmes stafit teknik do të bëhet një pastrim më i gjerë i të gjitha hapësirave shkollorë dhe të krijohen kushte sa më të sigurta për vazhdimin e mësimit. Ndërsa dezinfektimin e hapësirave ta shkollës do ta bëjmë para 30 Marsit, pra para se nxënësit të kthehen në shkollë ” ka thënë Afrim Llabjani, Drejtor i Arsimit të Ferizajt