27,11,2025

Drejtorët e shkollave kërkojnë që të kenë një infrastrukturë më të mirë në shkollat e tyre

Must Read

Këtë të martë kanë vazhduar takimet për hartimin e projektbuxhetit për vitin 2024. Në sesionin e paradites është mbajtur takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Ferizajt.

Në këtë dëgjim publik ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani si dhe drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku.

Në hapje të këtij dëgjimi nënkryetari Aliu, të pranishmit i ka njoftuar në lidhje me procedurat e hartimit të buxhetit për vitin 2024. Ai ka thënë se kjo forme është më e mirë e komunikimit në mënyrë që të shihen qartë të gjitha kërkesat edhe të drejtorëve të shkollave.

Edhe drejtori i Arsimit, drejtorët e pranishëm i ka njoftuar në lidhje me buxhetin i cili është paraparë në fushën e arsimit për vitin e ardhshëm, por edhe për projektet që pritet të realizohen në shkolla në vitet ne vazhdim.

E nga ana tjetër drejtorët e shkollave në këtë takim, kanë kërkuar që të kenë një infrastrukturë më të mirë në shkollat e tyre, duke kërkuar që se pikë e parë të bëhet rregullimi i disa anekseve shkollore, rregullimi i tualeteve të shkollave, por edhe ngjyrosjen e objekteve shkollore.

Në fund të këtij takimi u tha se të gjitha kërkesat do të trajtohen me prioritete nga ana e pushtetit lokal dhe të inkorporohen në projektbuxhetin e vitit 2024 për realizimin e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img