16,04,2024

“Dosja e Vitisë asnjëher nuk u hetua

Must Read

dosja

 Nga të dhënat e ofruara nga tereni në Komunën e Vitisë rezulton se janë vrarë nga periudha prill 1999- qershor 1999 gjithsejtë 29 persona. Ushtria serbe ku merrnin pjesë edhe ushtar rus, rumunë, romë dhe grupe paramilitare kanë vrarë shqiptarë të pafajshëm në vende të ndryshme dhe fshatra të Vitisë. As pas 17 vitesh as komuna e Vitisë e as Prokuroria e Gjilanit nuk janë marrë seriozisht me vrasjet në këtë komunë.
Edhe në Komunën e Vitisë forcat ushtarake serbe të ndihmuara edhe nga policia dhe grupet paramilitare kishin vrarë civil të pafajshëm duke i djegur edhe kufomat e tyre, shtëpitë, dhe plaçkitur. Komuna e Vitisë dhe sidomos familjet e viktimave kanë bërë përgjegjës për krimet, vrasjet, rrahjet, dhunimet, plaçkitjet dhe djegiet e shtëpive ish kryetarin e Komunës Vesko Periqin. Ky serb i dyshuar gjatë nisjes së aksioneve u thoshte paramilitarëve :”Çdo grua shqiptare patjetër, duhet që brenda një viti ta lind nga një serb”.

Nga të dhënat e ofruara nga tereni në Komunën e Vitisë rezulton se janë vrarë nga periudha prill 1999- qershor 1999 gjithsejtë 29 persona. Ushtria serbe ku merrnin pjesë edhe ushtar rus, rumunë, romë dhe grupe paramilitare kanë vrarë shqiptarë të pafajshëm në vende të ndryshme dhe fshatra të Vitisë raporton rajonipress.

Sipas “Dosjes së Vitisë” vrasje janë bërë në fshatrat, Lubishtë, Gjylekar, Sllatinë, Verban, Sadovinë, Trestenik, Kabash, Devajë, Debëllde, Drobesh, Novosellë, Radivojc, Shushk, Smirë, etj. Në të gjitha vrasjet forcat serbe kanë përdorur metodat më çnjerëzore, deri tek dhunimi i grave dhe vajzave të reja.

Dëshmitarët e kësaj masakre, por edhe Komisioni për hulumtimin e krimeve të luftës në Viti i përbërë nga Sherif Sherifi, Alush Sinani, Hysen Imeri dhe Agim Sylejmani kanë identifikuar si të dyshuar serbët Goran Vasiq nga Tërpeza komandant i stacionit policor në Viti, Sveta Marinkoviq nga Kllokoti, Sreçko nga Zhegra, Lubisha Bosiq nga Mogilla. Nenadi nga Tërpeza, Dragani automekanik nga Parteshi i Gjilanit si dhe Rambo nga Gjilani.

Sipas dëshmitarëve dhe sipas informacioneve që janë mbledhur nga tereni grupi i paramilitarëve serb i cili kontrollohej nga ushtria serbe zullumin e kishte nisur fillimisht në fshatin Radivojc ku serbët e njohur me nofkat “Trajku”, “Truba”, “Sveta”, “Novica”, “Dragoljubi”, “Vitku”, kishin djegur e plaçkitur 51 shtëpi.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ishte në kërkim nga policia, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e hënë në Ferizaj, i njëjti ishte në kërkim nga policia. L.Q ishte i kërkuar me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img