19,04,2024

Dosja e Prokurorisë, detaje për motivin e vrasjes së 30 vjeçarit në Ferizaj

Must Read

G. H., 30 vjeçar, mbeti i vrarë mesnatën e mbrëmshme në Ferizaj, pasi i njëjti u qëllua për vdekje me armë zjarri, nga i dyshuari Q. J.

Kallxo.com ka siguruar dosjen e prokurorisë, e cila e ka cilësuar rastin si vrasje e rëndë.

Në dosjen e siguruar nga KALLXO.com thuhet se i dyshuari ‘me dashje dhe me parapërgatitje ka qëlluar me armë zjarri shtatë herë’ duke e lënë të vdekur viktimën.

Në dosjen e prokurorisë përshkruhet se motivi i kësaj vrasje dyshohet se ka të bëjë me djegien e një veture të vëllait të të dyshuarit dhe se i dyshuari ka pretenduar se vetura i ishte djegur nga tashmë viktima G. H.

“Pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ta takuar të ndjerin shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, me ç’rast si pasojë e të shtënave, nga plagët e marra ndërron jetë”, thuhet në dosjen e prokurorisë së Ferizajt.

Në dosje përshkruhet se i dyshuari me parapërgatitje dhe me dashje e ka kryer vrasjen. Po ashtu Prokuroria nga ky rast ka siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë në atë zonë.

Sipas deklaratës së një dëshmitari në vendin e ngjarjes, e cila përshkruhet në dosjen e Prokurorisë, i dyshuari Q. J. dyshohet se derisa viktima ka qenë duke ecur bashkë me disa shokë të tij, u ka shkuar nga prapa me një veturë të tipit ‘AUDI A7’ dhe me t`u ndalur para marketit ‘E… M….’ ka gjuajtur me armë në drejtim të viktimës.

Në dosje thuhet se viktimën më pas e kanë marrë shokët dhe e kanë dërguar në Qendrën Emergjente me një taksi, mirëpo aty mjekët e kishin konstatuar vdekjen e tij.

Bazuar në provat që prokuroria ka siguauar në vendin e ngjajres Prokruoria ka kërkuar nga Gjykata që ndaj të dyshuarit Q. J. të caktohet masa e paraburgimit.

Po ashtu në dosje thuhet se si prova për kë rast Prokuroria ka sekuestruar armëm me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img