29,04,2024

Donika Kadaj- Bujupi e zbulon pse dështoi opozita!

Must Read

lideret-opozitare

Deputetja Donika Kadaj- Bujupi ka folur edhe për themelimin e opozitës së bashkuar. Ajo ka thënë se ka shpresuar se blloku opozitar ka kauzë, dhe nuk është ideja që të ndërrohen vetëm fytyrat dhe emrat në qeverisje.
Ajo këto komente i ka bërë në emisionin “Click” në RTV 21, raporton Gazeta Blic.
“Nëse do të vazhdonte opozita e bashkuar, ku do të përfshihej edhe shoqëria civile, pa dyshim do të dilnim si partia e parë. Në të gjitha sondazhet dilnim të parët, ende pa qenë zgjedhjet gati”, tha jo.
Edhe me VAN-in ishte krijuar shpresa për ndryshim, por që me prishjen e bllokut opozitar, u shua edhe kjo shpresë.
“Nëse bëni thirrje për protesta kundër regjimit, dhe pas 2 minutash të thuash se nuk ke vija të kuqe me asnjë parti, kjo nuk është në rregull”, ka thënë ajo, raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img