06,05,2024

Domate helmuese nga Turqia, a janë vënë në qarkullim edhe në Kosovë?

Must Read

Në paketimet e prodhimeve të importuara nga Turqia shkruhet qartë se produktet nuk janë për konsum njerëzor, por ato prapëseprapë janë vënë në shitje.

Në ditët e para të pranverës në tregjet dhe dyqane kanë arritur pemë dhe perime të reja. Por, a e dimë çfarë hamë saktësisht?

Shumica prej tyre nuk lë pasoja, por në një fotografi të paketimeve të domateve në  një treg në Beograd, në përshkrimin e produktit përpos të dhënave tjera shkruan, “lëkura nuk është për konsum nga njerëzit”.

Ekspertët thonë se këto produkte janë të spërkatura me pesticide dhe të dëmshme për shëndetin e njeriut. Ata theksojnë se shembuj të tillë mund të gjenden pothuaj në çdo treg në Serbi. Shqetësim për ta është se nuk është tërhequr vërejtja se këto produkte dëmtojnë shëndetin.

Presidenti i shoqatës së Konsumatorëve në Serbi, Goran Papovic, thotë se këtu bëhet fjalë për një praktikë të pandershme tregtare, që duhet të ndalohet me ligj, por nuk dihet ende se sa pemë e perime të helmuara tashmë njerëzit kanë ngrënë.

“Nëse lëkura është spërkatur me pesticide, natyrisht që nuk është për të ushqyer njerëzit sepse është e helmuar, por qytetarët nuk e dinë çfarë blejnë dhe nuk e dinë që nuk guxojnë të hanë lëkurën e domateve. Shumica e domateve importohen nga Turqia dhe Shqipëria, dhe për të mbajtur freskinë prej momentit të paketimit deri kur të shiten – e krejt kjo mund të zgjas deri në 3 muaj- ata i spërkasin me helme të veçantë. Andaj, domatet sot duket si plastikë, ndërsa domatet e pa spërkatura fillojnë të vyshken dhe të vejnë myk pas vetëm një dite nëse nuk futet në frigorifer. Duhet të kontrollojmë importet dhe të bëjmë analizat përkatëse”, thotë Popovic.

Agroekonomisti Miladin Sevralic, profesor në fakultetin e Bujqësisë në Beograd është i tmerruar.

“Nuk mund të se si është e mundur të ketë hyrë në vendin tonë diçka në të cilën shkruan se nuk është për konsum nga njerëzit. Këto gjëra nuk guxojnë të ndodhin. Derisa nuk e pash fotografinë se vërtetë bëhej fjalë për domate, kam menduar se bëhej fjalë për portokaj ose limon, sepse lëvozhga e tyre nuk konsumohet, por kjo vërtetë është tmerr”, ka thënë Sevralic.

Helmi i bimëve “Ethrel”, i ndaluar por përdoret

Pamja shkëlqyese e domateve, dredhëzave, rrushit apo specave ka vite që i mashtron konsumatorët. Por, shija mbetet e njëjtë, në fakt nuk kanë shije.
Magjia e kësaj pjekjeje të shpejtë, që sjell edhe helmimin e pemëve e perimeve, bëhet përmes preparateve kimike, saktësisht rregullatorit të quajtur ‘Ethrel”.

Edhe pse përdorimi i këtij elementi është i ndaluar, ai mund të gjendet gjithnjë e më tepër për tu blerë në vendet e regjionit, e mund të blihet edhe në disa barnatore bujqësore, të cilat furnizohen përmes kanaleve ilegale.

Ndryshe, Kosova gjatë muajve jashtë sezonit veror importon domate, kryesisht nga Shqipëria, të cilat përmenden nga ekspertët serbë si jo të shëndetshme.

Metro ka provuar të flasë me AVUK dhe Doganën e Kosovës, për të konfirmuar se cila është cilësia e domates që përdorin kosovarët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img