24,04,2024

Dogana konfiskon një kombi me pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia

Must Read

20160409-200058_1460647576-2291238

Dogana e Kosovës ka zhvilluar sot dy operacione, si rezultat i të cilave janë konfiskuar pije alkoolike dhe tekstil të kontrabanduara nga Serbia.

Spas njoftimit të doganës, në rastin e parë oficerët doganorë kanë ndjekur një kombi të dyshuar për kontrabandim në magjistrale Gjilan-Ferizaj.

“Gjatë kontrollit janë hasur në mall pa prejardhje të kontrabanduar kryesisht tekstil dhe këpucë me vlerë mbi 6,000 euro. Palës i është shqiptuar kundërvajtja doganore derisa mallrat dhe kombi janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, në rastin e dytë, njësitet e doganës kanë konfiskuar një kombi i cili brenda përmbante pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia.

“Pas hapjes së kombit janë gjetur pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia (mallrat dhe kombi janë konfiskuar)”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Dogana thotë se në të dy rastet ka arritur të identifikojë automjetet duke iu falënderuar sistemeve të kamerave të cilat janë instaluar në automjetet e antikontrabandës, që mundësojnë identifikimin e personave dhe automjeteve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img