Lajme

Dogana ka arkëtuar 746 milionë euro, shënon rritje për 14%

By FerizajPress

September 24, 2016

Deri dje Dogana ka arkëtuar 746 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar që ishin 658 milionë.

“Gjithashtu edhe kundrejt projeksioneve buxhetore për viti 2016 (dogana për këtë vit duhet të mbledh 1 miliard e 40 milion euro) pra ne jemi 22 milion euro apo 3.2% më shumë. Sipas trendit momental ne do të tejkalojmë edhe projeksionin buxhetor deri në fund të vitit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Kjo rritje e të hyrave bëhet edhe më domethënëse kur dihet fakti se gjatë këtij viti kemi pasur ndryshime në politikat fiskale si dhe ka filluar marrëveshja e Stabilizim Asocimit që kanë reflektuar direkt në të hyrat e mbledhura nga Dogana”.

“Si rezultat i MSA duke filluar nga 1 prilli i këtij viti, kemi liruar mallra me vlerë të  taksës doganore prej 13 milion euro, pra efekti kryesor ishte në taksën e Doganës por edhe në mbledhje e TVSH-së”.

“Derisa shtyrja e TVSH-së nga kufiri në brendi të vendit për lëndën e parë, pajisjeve prodhuese dhe teknologjinë informative kanë ndikuar direkt uljen e mbledhjes së TVSH-së me total prej 15 milion euro më pak”.