26,12,2024

“Do të eliminojmë terroristët në Siri dhe Turqi”

Must Read

“Do të eliminojmë të gjithë terroristët, njerëzit e ulët që kërcënojnë jetën e njerëzve edhe në Siri edhe në Turqi. Pavarësisht se bota qëndron e heshtur, e shurdhër, Turqia është vendi i cili do t’u kërkojë llogari atyre që ju bëjnë të përjetoni këto”, tha Yıldırım.

Në një vizitë në qendrën e strehimit Oncupinar në qytetin Kilis ku qëndrojnë refugjatët nga Siria kryeminsitri Yildirim ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar sirianëve.

“Ne jemi vëllezër, jemi njerëz të një krijuesi, ne jemi ummeti i pejgamberit Muhammed. Siria me Turqinë janë vëllezër, po ashtu edhe sirianët janë vëllezër me turqit”, tha ai.

“E kuptojmë shumë mirë se çfarë do të thotë që të jeni larg që prej 5 apo 6 vitesh nga atdheu, fshati, shtëpia juaj. Por, këtu jeni në mesin e vëllezërve tuaj. Dhimbja juaj është dhimbje edhe e jona, edhe gëzimi juaj është gëzimi ynë. Ashtu si gjithmonë edhe sot edhe nesër do të jemi përherë pranë jush”, tha Yıldırım.

Ai rikujtoi se që nga dita e djeshme janë ndaluar konfliktet të cilat vazhdonin që prej një kohe të gjatë në Siri.

“Presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan ka bërë përpjekje të mëdha që armëpushimi të jetë i përhershëm dhe dhimbjet në Halep, Damask dhe në rajonet e tjera të mos përjetohen më.

Në të njëjtën kohë edhe qeveria jonë bashkë me presidentin, me Rusinë dhe vendet e tjera si rezultat i negociatave të gjata kanë arritur suksesin e një fillimi të ri. Shpresojmë që ky armëpushim të kthehet në paqe dhe qetësi të përhershme dhe ju të gjeni mundësinë për t’u rikthyer të qetë pasi çdo gjë të jetë rregulluar në vendin tuaj”, tha ai.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img