04,05,2024

Djegia e kontejnerëve nuk është zgjidhje, veç krijon më shumë telashe.

Must Read

Gjatë 48 orëve të fundit  në  lokacione të ndryshme janë  djegur  disa kontejner të mbeturinave.

Në kohën kur kemi një fluks më të madh të mërgimtarëve, temperature shumë më të larta ky veprim po konsiderohet si jo i mirë dhe i dëmshëm edhe për shëndetin e qytetarëve.

KRM “Pastërtia” gjatë kohës së fundit pati disa problem teknike në grumbullimin e mbeturinave  por tani siç duket ka shpallur një mobilizim dhe me të gjitha mjetet është duke u  angazhuar që  të krijojë një ambient më të pastër në Ferizaj.

Për këtë  është i domosdoshëm edhe bashkëpunimi më qytetarë, të cilët luten që të respektojnë orarin e grumbullimit të mbeturinave.

Por edhe një dukuri jo e mirë që vërehet është hedhja e mbeturinave  të pa ambalazhuara, pa thasë për mbeturina. Në shumicën e rasteve  ato hidhen në qese të marketeve e që për pasojë kërkojnë kohë dy deri tre herë më shumë që të grumbullohen nga ekipet e KRM “Pastërtia”.

Menaxhimit i KRM “Pastërtia”   tashmë ka marrë një iniciativë , së bashku me  inspektorët  që të përcjellin edhe bizneset dhe qytetarët që hedhin mbeturinat pa thasë të plastikës.

Kjo është komunikata e plotë e KRM “Pastërtia”

Brenda 48 orëve, janë djegur tre kontejner 1.1m³, në dy lagje të ndryshme. Kjo dukuri përveç që dëmton asetet e kompanisë, sjell edhe telashe për qytetarët, meqë KRM “Pastërtia”, nuk ka kontejner për t’i zëvendësuar.

Dy kontejner 1.1m³ janë djegur afër shkollës “Gjon Serreçi, ndërsa vetëm pak orë më vonë një tjetri të madhësisë së njëjtë i është vënë flaka në Lagjen e Re, gjegjësisht në rrugën “Ali Hadri”.

Ne, i lutemi qytetarëve që të bëjnë kujdes e mos t’i vënë flakën mbeturinave e kontejnerëve, sepse kjo do të krijojë tollovi edhe më të madhe, e asesi nuk do të zgjidhë problemin e mbeturinave.

Ndryshe, kompania “Pastërtia”  tanimë ka informuar organet kompetente si inspektoratin komunal dhe policinë e Kosovës, e të cilat janë të angazhuar për të gjetur keqbërësit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj inkuadrohet në Superligën e Kosovës

Ferizaj është shpallur kampion në Ligën e Parë, në Grupin B, duke siguruar kështu inkuadrimin në Superligën e Kosovës. Për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img