18,04,2024

Diskutohet për sukseset dhe sfidat e shëndetësisë ferizajase më 2022

Must Read

Paraditen e sotme, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, mblodhi Këshillin Drejtues dhe Këshillin Profesional të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Në këtë takim, u diskutua për të arriturat e vitit 2022, tash kur jemi në përmbyllje të vitit, sfidat e sukseset që spikatën si dhe planet e synimet e reja të shëndetësisë ferizajase për vitin 2023.

Drejtori Emini njoftoi drejtuesit shëndetësor edhe me planifikimet komunale në këtë fushë, ku theksoi se janë një varg projektesh të vitit 2023 që pritet të realizohen në fushën e shëndetësisë.

Drejtuesit shëndetësor të pranishëm në takim, njoftuan drejtorin Emini për sfidat e punës por edhe duke bërë bilancin e sukseseve që shënuan këtë vit, duke shprehur edhe idetë e planifikimet sektoriale për vitin 2023.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img