28,04,2024

Diskutohet për gjetjen e mundësisë, që përpunuesit e drurit të jenë pjesë e panaireve ndërkombëtare

Must Read

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim drejtuesit e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës “ShPDK”

Në këtë takim ishte drejtorja e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës Arieta Vula-Pozhegu, bashke me Kryetarin e bordit Sheqer Ukaj si dhe anëtarët Imri Sopa, Milaim Sopa dhe Driton Salihu.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Rektori  i Universitetit të Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizajt Agron Bajraktari i cili njëherësh është edhe anëtar i bordit të kësaj shoqate.

Gjate këtij takimi u diskutua për mundësit e përkrahjes së përpunuesve të drurit në Ferizaj, me theks të veçante përkrahjes se bizneseve eksportuese, por gjithashtu u shqyrtua edhe mundësia rreth formimit të bashkëfinancimit me donatore të ndryshëm për pjesëmarrjen në panairet ndërkombëtare të përpunuesve të drurit.

Me këtë rast drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti u tha të pranishmëve se Komuna e Ferizajt dhe Kryetari Agim Aliu do të jenë në shërbim të bizneseve, sa herë që të kenë nevoje, duke gjetur format më të mira për përkrahjen e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img