29,03,2024

Diskutohet Draft-Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve Publike dhe Private në Ferizaj

Must Read

Gjatë ditës  sotme është mbajtur diskutim publik me ç’rast është diskutuar gjerë e gjatë Draft-Rregullorja për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Ferizaj.

Prezantimin e kësaj draft rregullore e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtoret e tij. Ai para qytetarëve ka thënë se përmes kësaj rregulloreje parashihet të bëhet rregullimi i tri llojeve të parkingjeve siç janë vend-parkimet publike me kohë të caktuar, vend-parkimet private dhe vend-parkimet parko dhe udhëto, parkingje këto që aktualisht nuk janë në qytetin e Ferizajt, por që pritet të bëhen në një të ardhme të afërt.

 “Kemi pasur mungesë informacioneve sa i përket parkingjeve private në Ferizaj, sepse për parkingjet publike komuna ka shënime të sakta se sa janë sepse menaxhohen nga Komuna, ndërsa me këtë rregullore do bëhet rregullimi i të gjitha çështjeve sa i përket parkingjeve private dhe publike”, ka thënë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili.

Ndërsa qytetarët, por edhe pronarë e parkingjeve, kanë dhënë ide nga më të ndryshmet sa i përket shfrytëzimit dhe organizmit të parkingjeve në qytetin e Ferizajt.

Në fund drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili, ka thënë se qytetarët e interesuar, por edhe pronarët e parkingjeve, kërkesat e tyre mund t’i parashtrojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, në mënyrë që kjo rregullore të jetë sa me e kompletuar.

Qytetarët e interesuar këtë draft-rregullore mund ta gjejnë të publikuar edhe ne wuebfaqën e komunës në këtë link:

https://kk.rks-gov.net/ferizaj/wp-content/uploads/sites/31/2022/03/Draft-Rregullorja-per-organizimin-dhe-shfrytezimin-e-parkingjeve.pdf?fbclid=IwAR2bkYJ5tFIzX16sexyqX3SGzC-vOLMGM2aYqbe6xuluPwWtJaBcaWXU-zc

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img