29,03,2024

Disa patentë shoferë konvertohen automatikisht, për disa tjera gjermanët do të pyesin në Kosovë

Must Read

Sot Bundesrati gjerman votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Por, disa patenta do të konvertohen automatikisht, e për të tjerat gjermanët do të pyesin në Kosovë.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, ka bërë me dije se patentat që janë lëshuar pas datës 1 mars 2018, do të konvertohen pa asnjë procedurë shtesë.

Ndërsa tjerat që janë lëshuar para datës 1 mars 2018, për konvertim duhet të paraqiten tek organet e landeve.

“Të gjithë patentat që janë lëshuar prej datës 1 mars 2018, do të konvertohen pa asnjë procedurë shtesë, ndërsa për poseduesit e patentave që janë lëshuara para datës 1 mars 2018, duhet të paraqiten tek organet e landeve, pastaj ato përmes rrugëve institucionale pyesin palën kosovare për validitetin e patentës për konvertim”, tha Ajeti.

Kjo marrëveshje e cila sot u votua në Bundesratin gjerman do të hyjë në fuqi pas dy javëve, kur të botohet në gazetën zyrtare të Gjermanisë.

“Pas dy jave qytetarët e Kosovës që jetojnë prej vitesh në Gjermani kanë të drejtë t’u drejtohen organeve përkatëse dhe institucioneve gjermane për konvertimin e patentë shoferëve kosovarë”, tha ambasadori Ajeti për RTK.

Sipas tij kjo rregullore do të vlejë për shtetasit kosovarë që kanë një vendbanim në Gjermani dhe të cilët e kanë marrë patenshoferin kosovar para së të vinin në Gjermani, ndërsa ata qytetarë të Kosovës që kanë ardhur në Gjermani pa patentshofer dhe që e kanë të rregulluar qëndrimin në Gjermani nuk mund të marrin patentshoferin e Kosovës dhe ta konvertojnë në Gjermani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img