15,05,2024

Dimri, stina me e rrezikshme për shtëpitë e pabanuara të mërgimtarëve

Must Read

Gjilani është qyteti me një numër të lartë të qytetarëve të tij që jetojnë dhe punojnë në perëndim. Shumë shtëpi e prona të mërgimtarëve tanë që jetojnë jashtë vendit janë në pjesën më të madhe të kohës të pabanuara. Për sigurinë e tyre kujdeset policia e Kosovës, të afërmit e tyre, por një pjesë e mirë e bashkatdhetarëve tanë shtëpitë e tyre i sigurojnë edhe përmes angazhimit të kompanive private të sigurimit.

Menaxheri i një kompania të madhe të qytetit që ofron shërbime të ruajtjes së pronës, biznesit dhe mbrojtjes së afërt, SAS Security, me qendër në Gjilan, e cila vepron me një infrastrukturë moderne të kohës, thotë se sivjet ne nuk kemi pasur asnjë rast të thyerjeve apo vjedhje të shtëpive që i sigurojnë.

Albinfo.ch ka zhvilluar një bisedë me menaxherin e kësaj kompanie, Din Dalipin, sipas të cilit Gjilani është një vend ku rastet e vjedhjeve, përfshirë këtu vjedhjet nëpër shtëpi të pabanuara rregullisht, janë në ulje e sipër falë punës efikase të policisë se Gjilanit dhe kompanive të sigurimit.

„Gjendja e sigurisë në krahasim me vitin e kaluar, është shumë më e mirë, ndonëse tani jemi në muajt kur rreziku i dëmtimit të pronës apo i thyerjeve të shtëpive është më i madh. Muajt kur më së shumti ndodhin thyerje janë muajt e dimrit, sepse ndalet puna në ndërtimtari. Në këta muaj ne e shtojmë patrullimin në shtëpitë e bashkatdhetarëve që na i kanë besuar neve për t’i ruajtur“

, thotë menaxheri i kompanisë, Din Dalipi.

Sipas menaxherit të kompanisë, sigurimi SAS bashkëpunon ngushtë me policinë e Kosovës në raste të dëmtimit të pronës apo veprave të jashtë ligjshme. „Me anë të sistemit të kamerave të instaluara në pikat ku i mbulon sigurimi, policia e Kosovës i ka në shërbim videoincizimet për të zbuluar rastet e krimit“ deklaron Dalipi.

Në regjionin e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës sigurimi SAS mbulon dhe siguron pronat e qindra bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit.

Sipas menaxherit përgjegjës, në kompaninë e tij shumë bashkatdhetarë kanë siguruar pronat që kompania i mban nën vëzhgim 24 orë përmes sistemit elektronik.

Diku rreth  300 shtëpi të bashkatdhetarëve i siguron kompania SAS e sigurimit në Gjilan dhe rrethinë.

„Kompania operon me rreth 10 automjete patrulluese gjatë 24 orëve dhe me stafin teknik në qendrën e vëzhgimit elektronik e cila mbikëqyret nga baza me mbi 30 monitorë“, thotë Dalipi.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img